Politike

Debati për TK në Kuvend, Lefter Maliqi akuza qeverisë: Shfrytëzuat emergjencën “fantazmë” për ta shembur

21 Maj 2020, 08:35 Nga DOSJA
Debati për TK në Kuvend, Lefter Maliqi akuza qeverisë:

TIRANË -Shembja e Teatrit Kombëtar është kthyer në temë të nxehtë diskutimi në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat Lefter Maliqi, gjatë fjalës së tij nga foltorja, dënoi shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vijimin e masave kundër koronavirusit. Ai akuzoi qeverinë se shfrytëzoi gjendjen e emergjencës “fantazëm” siç e quan ai, për të shembur Teatrin

“Këtyre u janë errësuar sytë nga babëzia për pushtet dhe dhuna ndaj qytetarëve. Meqe kjo qeveri ka zgjatur fatkeqsinë fantazëm dhe e shfrytëzuan në mënyrë të pabesë për të shembur Teatrin, për të arrestuar artistët, shoqërinë civile, zoti kryetar boll u bëmë qesharak me mbledhje online, ta heqim këtë fatkeqësi fantazëm. Me aktet e kufizimeve i keni parë qyetarët turma turma, policët trup me trup. Hiqni dorë. Ju shembën Teatrin, por përbuzja do jetë e madhe, këtij teatri të pështirë i ka ardhur koha që të shembet dhe të ndërtohet  një i ri me votën e qytetarëve”, tha Maliqi.

Deklarata është bërë sot në seancën plenare, ku Kuvendi është përfshirë sot nga debate të forta për shembjen e TK dhe për ‘Zgjedhoren’. Deputetët e opozitës kanë shprehur revoltën e tyre kundër shembjes së godinës dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Maxhoranca është fokusuar tek ‘Zgjedhorja’ dhe kanë kërkuar bashkëpunim. Për propozimin e SHBA, PS është shprehur kundër. Lleshaj reagoi për protestat dhe mbrojti policët. Rama u shpreh se godina e TK do bëhet si ishte por në një vend tjetër.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lefter maliqi seance plenare 21 maj 2020 shembja e teatrit kombëtar lefter maliqi seance plenare 21 maj 2020 shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll