Politike

“Të mbajmë një minutë heshtje për shembjen e TK”, Ruçi nuk lejon Përmetin të mbarojë fjalën: Ulu aty, uluuu

21 Maj 2020, 08:24 Nga DOSJA
“Të mbajmë një minutë heshtje për shembjen e

TIRANË- Deputeti i opozitës Andi Përmeti ka kërkuar sot që Kuvendi i Shqipërisë të mbajë një minutë heshje për shembjen e Teatrit Kombëtar. Por ende pa mbaruar propozimin e tij Përmeti, Ruçi i ka ndërprerë fjalën dhe i ka kërkuar që të ulet.

Përmeti: Zoti kryetar kam një propozim për të bërë. Propozoj një minutë heshtje në nder të Teatrit Kombëtar, pas shembjes së godinës

Ruçi: Ulu aty, uluuuu. Lexo e mëso rregulloren njëherë.

Deklarata është bërë sot në seancën plenare, ku Kuvendi është përfshirë sot nga debate të forta për shembjen e TK dhe për ‘Zgjedhoren’. Deputetët e opozitës kanë shprehur revoltën e tyre kundër shembjes së godinës dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Maxhoranca është fokusuar tek ‘Zgjedhorja’ dhe kanë kërkuar bashkëpunim. Për propozimin e SHBA, PS është shprehur kundër. Lleshaj reagoi për protestat dhe mbrojti policët. Rama u shpreh se godina e TK do bëhet si ishte por në një vend tjetër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi përmeti gramoz ruci seance plenare 21 maj 2020 shembet teatri kombetar andi përmeti gramoz ruci seance plenare 21 maj 2020 shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll