Politike

Rama i del në krahë Dakos: Foli me Niçen thonë, na e bëjnë si të ishte Aleksandër Moisiu

29 Mars 2019, 16:53 Nga DOSJA
Rama i del në krahë Dakos: Foli me Niçen thonë, na e

DURRËS– Kryeministri Edi Rama i ka dalë në krah kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos lidhur me përgjimet e publikuara në mediat teksa ai bisedon me “të fortin” e Shijakut, Altin Avdylin gjithashtu i njohur si Niçja. 

Në fjalën e tij, Rama tha se disa vite më parë opozita nxirrte me leje të burgosurit duke detyruar qytetarët që të votonin për ta. 

Këta mësuan një lojë të re, po ikim nga parlamenti, po themi nuk hyjmë në zgjidhje dhe të kapim nai gjo. Po ke pa ti që kapën nai gjo, morën gjysmën e qeverisë në 2017. E mbani mend kur tha miku im Luli: O burra e rrëzuam gjysmën e qeverisë, tani o burra gjysmën tjetër. Dhe si përfundim u rrëzua vetë. I thamë merrini ça të doni. Tani thonë foli Gjyshi në telefon me Niçen, sikur me qënë Niçja si Aleksandër Moisiu. Na u bë Niçja si të ishte Aleksandër Moisiu, zëri i Niçes u bë si me qenë zëri i Luçiano Pavarorit. Këta i nxirrnin të burgosurit nga burgu me leje për fushatë dhe terrorizonin qytetarët. Flasin këta për krime dhe kriminielë. Këta që ne nuk çonim dot komisionerë, këta flasin për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por pse e kemi harruar ne që kërrciti drruni në Shijak si në Harados.

Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale. Këto përgjime gjithashtu njihen edhe si dosja 339.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339 edi rama rama në durrës vangjush dako dosja 339 edi rama rama në durrës vangjush dako

Sondazh

Poll