Politike

Kërkon të hyjë në parlament, flet Kujtim Gjuzi: Si më kërcënoi ‘njëshi’ i opozitës

29 Mars 2019, 15:15 Nga DOSJA
Kërkon të hyjë në parlament, flet Kujtim Gjuzi: Si më

TIRANË- Kreu i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi, i vetëshpallur “kryetar i opozitës së re”, ka treguar kërcënimet që ka marrë pas deklarateve të tij se do të pranonte mandatin e deputeti.

Gjuzi në një intervistë për Dosja.al ka treguar se ka marrë kërcënime nga një eksponent pranë opozitës.

Gjuzi e quan atë si “njëshi”. Kreu i Konservatorëve të Shqipërisë u shpreh se këto kërcënime nuk i llogarit fare, prandaj nuk ka bërë as denoncim në Polici.

Pjesë nga intervista e Kujtim Gjuzit:

Gazetari Anest Barjamemaj: Emra konkret të kërcënuesve ka?

Kujtim Gjuzi: Tani nuk kam dëshirë që t’u bëjë të ditur. Mund të vini të shikoni sms-të në telefonin tim dhe do shikoni një nga emrat e njohur pranë subjeteve tani jashtë Parlamentit, besoj për ju është i njohur. Plus kam dhe një mesazh tjetër nga njëshi, bësoj se kuptohet kush është njëshi.

Gazetari Anest Barjamemaj: Keni bërë denoncim për këto kërcënime?

Kujtim Gjuzi: Unë nuk bëj kërcënime dorë për dorë në komisariate për njerëz që me të drejtën zakonore, ne i themi kujdes se ke dërguar mesazh në numrin e gabuar.

Kujtim Gjuzi është një nga kandidatët e listave të PD në Tiranë. Gjuzi, ka pranuar të marrë mandatin e deputetit por ende KQZ nuk e ka finalizuar dhënien e mandatin për të.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kujtim gjuzi opozita e re djegia e mandateve te opozites kujtim gjuzi opozita e re

Sondazh

Poll