Politike

U arrestua për armëmbajtje pa leje, Krimet e Rënda lënë në ‘arrest shtëpie’ pjesëtarin e grupit “Bajri”

29 Mars 2019, 15:43 Nga DOSJA
U arrestua për armëmbajtje pa leje, Krimet e Rënda lënë

TIRANË- Gjykata për Krimet e Rënda ka nxjerrë nga burgu duke vendosur masën “arrest shtëpie” për Emrah Plakun, i cili njihet si pjesëtar i grupit “Bajri”.

22-vjeçari, i cili  u arrestua me 6 shtator të vitit të kaluar në qytetin e Shkodrës, u arrestua teksa ndaj tij rëndonte vetëm akuza e armëmbajtjes pa leje.

Po ashtu bëhet e ditur se 22-vjeçari Plaku e ka të ndaluar komunikimin me persona të tjerë, përveç avokatit të tij dhe të dalë nga shtëpia e tij në qytetin verior.

Operacionin Oaz dhe grupi i Bajrajve

Grupi i Bajrajve u arrestua në 22 shtator 2018-ës, kohë kur Shkodra ishte nën terrorin e vrasjeve dhe përplasjeve mes bandave.

Në një hetim që zgjati rreth 6 muaj, ku të përfshirë ishin edhe shërbimet partnere, u arrestuan 11 persona.

Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuara deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001 dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002.

Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër.

Grupi kriminal “Bajri” po hetohet për ekzekutimin e Fatbardh Licit në Shkodër. Fatbardh Lici u qëllua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e datës 10 gusht.

Lici dhe Bajri prej disa vitesh janë grupe rivale në Shkodër autoritetet dyshojnë që vrasja e Licit është bërë nga grupi “Bajri”.

Grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit.

Autoritetet ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh.

Grupi i Bajrajve u godit pas vrasjes së 6 personave në harkun kohor të 3 muajve, ku vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku, u dyshua se lidhi drejtpërdrejt ‘biznesin e trukimit të ndeshjeve’.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike emrah plaku gjykata e krimeve të rënda lë të lirë emrah plakun grupi bajri emrah plaku gjykata e krimeve të rënda lë të lirë emrah plakun grupi bajri

Sondazh

Poll