Politike

Rama ironizon opozitën nga Durrësi: Përveç turizmit, ofrohet “protestë”

29 Mars 2019, 16:44 Nga DOSJA
Rama ironizon opozitën nga Durrësi: Përveç turizmit,

DURRËS– Në kuadër të takimeve ‘Bashkia që Duam’ kryeministri Edi Rama është ndalur në qytetin e Durrësi, ku po zhvillon një takim me qytetarët e Durrësit.

Rama përmendi ndryshimet që janë bërë së fundmi në qytetin bregdetar, ku theksoi se tashmë, sipas tij, është zgjidhur përfundimisht problem i ujërave të zeza. Por, si gjithmonë, Rama nuk kurseu as batutat, ku u shpreh se në Shqipëri përveç turizmit, ofrohet edhe ‘protestë;.

Gjushi më thoshte se nesër do kemi vizitorë nga Vora, Kamza, Kavaja, Shkodra, punonjës të bashkive që zhvillojnë turizëm politik. Më vjen mirë që do vijnë në Durrës, të shohin e dëgjojnë. Do kenë rastin të shohin Durrësin siç nuk e kanë parë, ndërkohë nesër do vihet gramafoni për Dakon, dhe ata do shohin punët e bëra nga Dako. Por kështu do bëjnë dhe krahasimin me qytetet nga vijnë, krahasimin mes këtij sheshi ku jemi sot dhe sheshit të qytetit të tyre. Sot isha me ca gazetarë italianë që kishin ardhur për turizmin, më pyetën çfarë ofron Shqipëria, u thashë të enjteve ofron edhe protesta.

Kryeministri Edi Rama

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama opozita rama në durrës edi rama opozita rama në durrës

Sondazh

Poll