Politike

Ish-deputetja e PD i del krah Hajdarit: I ka dhënë vendit më shumë se të gjithë

29 Mars 2019, 15:03 Nga DOSJA
Ish-deputetja e PD i del krah Hajdarit: I ka dhënë vendit më

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, ka reaguar lidhur me ato që i quan akte kundër Rudina Hajdarit, e cila nuk iu bind strukturave drejtuese të PD-së për të lënë mandatin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Arbjola Halimi u bën thirrje krerëve të opozitës dhe jo vetëm, që të mos e sulmojnë Hajdarit, pasi sipas saj çdo akt kundër saj është kundër demokracisë.

“Sulmi ndaj Rudinës është sulm i hapur i Demokracisë”, shkruan Halimi, ndërsa shprehet se “Aq sa i ka dhënë Rudina vendit, jetën e babait të saj e të atyre që mbeten jetime, ju nuk jeni në gjendje të kompesoni as me gjith sakrificat të mbledhura bashkë”.

Postimi i plotë:

Mos e vrisni me Rudinen.
Rudina eshte vajza e Azem Hajdarit. Heroit tone te Demokracise. Ajo e ka paguar me jeten e saj, familjes se saj, teksa humbi babane, Demokracine ne kete vend. Cdo akt kunder Rudines nuk vret ate por Demokracine.
Vendimi i saj personal as e humb e as e zbeh sakrificen qe Rudina me jeten e saj pa baba dhe babai i Rudines, heroi yne, Azem Hajdari ka bere per vendin.
Kush lufton Rudinen, lufton vetveten. Aq sa i ka dhene Rudina vendit, jeten e babait te saj e te atyre qe mbeten jetime, ju nuk jeni ne gjendje te kompesoni as me gjithe sakrificat te mbledhura bashke. Sulmi ndaj Rudines eshte sulm i hapur i Demokracise.

Deputetja Rudina Hajdari, nuk pranoi djegien a mandatit, gjë që çoi në përjashtimin e saj nga Partia Demokratike. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arbjola halimi djegia e mandateve rudina hajdari arbjola halimi djegia e mandateve rudina hajdari

Sondazh

Poll