Politike

“Junta Ushtarake”, Forcat e Armatosura ‘qetësojnë’ Metën: Shëndet paç zoti president (Video)

29 Mars 2019, 16:26 Nga DOSJA
“Junta Ushtarake”, Forcat e Armatosura

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori sot pjesë në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në paradën e zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza”, Meta tha uroi efektivët e Forcave të Armatosura.

Ata ia kthyen përshëndetjen Metës duke i uruar edhe shëndet.

Presidenti Ilir Meta: Ushtarë, oficerë dhe nënoficerë, me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ju përshëndes.

Efektivët e Forcave të Armatosura: Shëndet paç zoti president!

Disa ditë më parë, gjatë një takimi që zhvilloi në qytetin e Pogradecit, kryetari i shtetit tha se do të vetësakrifikohej si Salvador Allende, që të mos lejonte instalimin e një junte ushtarake në vend. Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj duke e cilësuar këtë një fantazi të presidentit Ilir Meta. Por duket se kjo përshëndetje e FA-së, ka qetësuar Metën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta djeg mandatin ilir meta meta djeg mandatin

Sondazh

Poll