Politike

“PD si lëshoi mandatet kur u vrau qytetarë”, Gjuzi: Rama s’ka pse të iki. Kodin Zgjedhor do e ndërrojmë ne, jo Basha

29 Mars 2019, 15:43 Nga DOSJA
“PD si lëshoi mandatet kur u vrau qytetarë”, Gjuzi: Rama

TIRANË- Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore Albania akuzon të djathtën shqiptare si të pamoralshme që të realizojë ndryshimet e kërkuara në Kodin Zgjedhor.

Gjatë një interviste për Dosja.al, Gjuzi shprehet se opozita e sotme vrau qytetarë në Bulevard, dhe sot kërkon të marrë pushtetin.

Pjesë nga intervista e Kujtim Gjuzit:

Gazetari Anest Barjamemaj: Keni ndonjë ligj të veçantë që do ta propozoni, pasi deputetët e tjerë të opozitës kanë hedhur idenë e ndryshimit të Kodit Zgjedhor?

Kujtim Gjuzi: Po flisni për bashkëautorin e tryezës së partive politike joparlamentare në 33 takime, që është kërkuar me forcë dhe është vendosur projekt-drafti i 44 partive në 16 maj 2016, në Kuvendin e Republikës, ai projekt-drajt është pluhurosur, dhe ne jemi iniciatorët e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, dhe askush tjetër nuk e ka këtë të drejtë në Kuptimin honorifik. Pra e drejta është e partive joparlamentare që e kanë dërguar atje, me përfaqësues katër ish-deputet, Mediun, Ndokën, Dule dhe Dashamir Shehi. Por këta deputet heshtën dhe vetëm heshtën derisa dolën dhe nga Parlamenti, pra projekt-drafti është e paraqitur dhe Partia Konservatore është iniciatore e saj. Nëse nuk ndryshohet Kodi Zgjedhor kemi grabitje të zgjedhjeve, dhe këta janë të papërgjegjshëm deri në vrajsen e qytetarëve në bulevardin e Tiranës dhe këta s’mund të jenë kandidat për kryeministër, dhe ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Për arsye se nuk është larguar PD kur janë vrarë njerëz në bulevard, janë vrarë katër veta dhe ata nuk lëshuan mandatet, si mundet ta lëshojë PS mandatin megjithëse, për mendimin e konservatorëve që është kontestuar vendimi për tentativë për tjetërsimin e 24 mandateve. Rama mban peshën kryesore të përgjegjësisë pasi ka thirrur Policinë e Shtetit që të mbronte votat e Partisë Socialiste duke thyer Kushtetutën.

Megjithatë dhe pse Parlamenti Evropian ka një rezolutë me 470 eurodeputetë që kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, këtu mund të luajë Rama dhe dikush tjetër, jo Lulzim Basha pasi ai është vetëm kryetar i PD dhe disa partive të tjera që i shkojnë nga mbrapa si vegla qorre. Kodi zgjedhor do të ndryshojë në 7 pika që kemi propozuar ne, emigracioi, votim elektronik, komisioner jo partiak, të gjitha partitë të kenë barazpeshë në televizionin publik, nëse dikush do të penalizohet dhe ne nëse do kemi fuqi më vonë dhe do të kemi prandaj është krijuar Aleanca Kombetare Fluide për Drjetësi, pra në këto kushte Kodi duhet ndryshuar. Nuk mund t’i bëj ftesë Rama Bashës “Hajde ndryshojmë Kodin”, jo, Kodin do ta ndryshojnë njerëzit që janë në Parlament.

Kujtim Gjuzi është një nga kandidatët e listave të PD në Tiranë. Gjuzi, ka pranuar të marrë mandatin e deputetit por ende KQZ nuk e ka finalizuar dhënien e mandatin për të.
(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 janari 2011 djegia e mandateve te opozites kujtim gjuzi te vraret ne bulevard 21 janari 2011 djegia e mandateve te opozites kujtim gjuzi te vraret ne bulevard

Sondazh

Poll