Aktualitet

Shpërblimi për COVID-19, Njësia e Kujdesit Shëndetësor Durrës reagon pas protestës: Vijon pagesa e epidemiologëve

20 Maj 2020, 14:42 Nga DOSJA
Shpërblimi për COVID-19, Njësia e Kujdesit Shëndetësor

DURRËS- Drejtuesja e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Durrës, Aurora Hyka ka reaguar pas kërkesës së Sindikatës së Punonjësve të Shëndetësisë së Durrësit, për shpërblimin për përballjen me pandeminë COVID 19. Në një reagim, Hyka shprehet se epidemiologët në Durrës po vijojnë të marrin shpërblimin e parashikuar sipas vendimit të Qeverisë, sipas punës së kryer me identifikimin e rasteve me COVID19.

Epidemiologet kanë bërë një punë të jashtëzakoneshme në terren dhe dua të vleresoj punën e madhe të ekipit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës. E vërteta është se epidemiologët janë konsideruar patjetër si pjesë e ekipeve mjekësore në vijën e parë dhe si të tillë janë trajtuar nga vendimi i qeverisë për shpërblimin në këtë situatë epidemie dhe nuk ka asnjë diferencim në pagesë në Durrës krahasuar me zonat e tjera. Pagesat janë marrë dhe po vijojnë të merren në vazhdimësi”, u shpreh ajo.

Bluzat e bardha të repartit të Epidemiologjisë të spitalit të Durrësit janë ngritur në protestë, pasi nuk kanë marrë shpërblimin e premtuar nga qeveria për mjekët e vijës së parë në përballjen me Covid-19. Ata kërkojnë të marrin pagesat dhe për orët shtesë që kanë punuar në këtë kohë pandemie.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aurora hyka mjekët dhe infermierët në protestë protesta e epidemiologeve aurora hyka mjekët dhe infermierët në protestë protesta e epidemiologeve

Sondazh

Poll