Politike

Nisja drejt Tiranës për protestë, kreu i PD Berat akuzon policinë: Po bllokojnë rrugën pa shkak

20 Maj 2020, 13:18 Nga DOSJA
Nisja drejt Tiranës për protestë, kreu i PD Berat akuzon

BERAT-Demokratët e Beratit janë nisur ditën e sotme drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila pritet të zhvillohet në orën 17:30. Mësohet se nga selia e PD në Berat, janë nisur rreth 25 automjetete të vogla.

Kreu i PD-së së Beratit, Gazmend Azizi, është shprehur se aplikimi në “e-Albania” nuk është pranuar. Azizi akuzoi policinë rrugore, se po pengon mjetet pa asnjë shkak.

Demokratët beratas do të mbështesin fuqishëm protestën e thirrur nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita,në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të drejtave të çdo qytetari. Qëndresa jonë do të jetë e fortë dhe të gjithë bashkë do të bashkohemi në protestë në kryeqytet”,ka thënë Azizi.

Ditën e sotme në orën 17:30, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me opozitën do të zhvillojnë protestën e radhës në Pedonalen e Tiranës, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Pritet që të protestë të marin pjesë qytetarë, aktivistë dhe aktorë, të cilët hedhin akuza ndaj Erion Veliajt dhe Edi Ramës për shembjen e kësaj godine. Kjo është protesta e tretë që zhvillohet për këtë çështje, pas asaj të së dielës dhe së hënës, ku pati edhe dhunë ndaj qytetarëve.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta për teatrin kombëtar shembja e teatrit kombëtar protesta për teatrin kombëtar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll