Sport

“Dridhet” Anglia, gjashtë persona në kampionatin anglez rezultojnë pozitivë me koronavirus

19 Maj 2020, 16:58 Nga DOSJA
“Dridhet” Anglia, gjashtë persona në kampionatin anglez

ANGLI-Në Angli ka nisur grumbullimi i skuadrave për të filluar stërvitjen dhe për të qenë gati për të vijuar ndeshjet e kampionatit, aty ku u ndërprenë në muajin mars, për të përmbyllur me sukses sezoni 2019-2020.

Të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafeve u janë nënshtruar tamponëve, për të parë nëse janë apo jo pozitivë ndaj koronavirusit, ndërsa mediat angleze raportojnë se 6 persona kanë rezultuar të infektuar nga Covid-19, vetëm nga testet e kryera të dielën dhe të hënën.

Bëhet fjalë për futbollistë ose pjesëtarë të stafeve nga tre klube të ndryshme, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, por vetë ata janë futur në izolim menjëherë dhe do të qëndrojnë të karantinuar për të paktën 7 ditë, me shpresën që më pas të rezultojnë negativ.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampionati anglez premier league kampionati anglez premier league

Sondazh

Poll