Politike

Procedimi i protestuesve, PD-ja: I nxorrën në mesnatë nga shtëpia

29 Mars 2019, 12:44 Nga DOSJA
Procedimi i protestuesve, PD-ja: I nxorrën në mesnatë nga

SHKODËR– Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka mbajtur një deklaratë për shtyp ku ka dënuar procedimin e qytetarëve për pjesëmarrjen në protestën e opozitës. Sipas PD-së, qytetarët, të cilët u nisën edhe nga Shkodra, shkuan në Tiranë për të protestuar kundër varfërisë dhe krimit që i ka rrethuar.

Në deklaratë, PD-ja thekson se polciia u ka shkuar në shtëpi në mesnatë duke i terrorizuar dhe duke ushtruar kontroll në banesat e tyre.

Deklarata e PD-së

Partia demokratike e shkodres eshte sot ne kete konference per shtyp, per te denuar me force sjelljen diktatoriale te qeverise rama dhe vartesve te tij, qe e shkuara ju ka erresuar syte dhe nuk mund te ndahen prej saj.

Pak ore pas perfundimit te protestes qe opozita zhvilloi perpara kuvendit, policia e shtetit nen urdhrat e rames dhe sejmeneve te tij, arrestoi 23 shtetas, mes tyre edhe qytetare te shkodres qe kishin dale ne shesh per shkak te varferise, papunesise, krimit dhe pasigurise qe mbizoteron ne vend.

Por nuk u mjaftua me kaq, pasi ne shume shtepi, mes te cilave edhe ate te fation manit, te riut te forumit rinor te partise demokratike, forcat e policise shkuan ne oret e nates, pa asnje mandat, duke ushtruar kontroll, e duke terrorizuar familjaret.

E gjitha kjo si ne vazhden e shume protestave te tjera, vetem e vetem per te frenuar mbeshtetesit e opozites te ushtrojne nje te drejte legjitime sic eshte protesta.

I kujtojme edi rames dhe vartesve te tij se nuk do te ndalin per asnje çast, por perkundrazi do te jemi me te forte  ne perballjen tone me te keqen, me qeverine e krimit dhe korrupsionit.

Do ja dalim te mundim kete te keqe te madhe qe ka mberthyer shqiperine dhe per kete nuk na ndal as edi rama, as sander lleshi dhe as policia e shtetit me metodat e saj diktatoriale.

Protestat do te jene fjala jone kryesore dhe tik – taku i fundit po troket per edi ramen, te cilit i bejme thirrje te ndale cdo lloj presioni pasi demokratet nuk i jane trembur diktatures se eterve te kesaj mazhorance, e nuk kane ndermend te bejne hapa pas, as nga presionet e bijve te tyre qe jane ne grahmat e fundit.

Një ditë më parë policia njoftoi procedimin e 28 personave për ushtrim dhunë gjatë protestës së opozitës. Mes tyre është proceduar edhe Gazmend Bardhi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 28 te proceduar partia demokratike pd pd shkoder protesta e opozites 28 te proceduar partia demokratike pd pd shkoder protesta e opozites

Sondazh

Poll