Politike

Balla ‘sfidon’ Bashën, mbledh në takim gazetarët italianë

29 Mars 2019, 12:17 Nga DOSJA
Balla ‘sfidon’ Bashën, mbledh në takim gazetarët

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit një bashkëbisedim me një grup gazetarësh italianë.  Takimi kishte në fokus rolin e Kuvendit të Shqipërisë në mbështetjen dhe promovimin e turizmit në Shqipëri për afirmimin e vlerave kombëtare.

Në këtë takim Balla ka mbajtur dhe një fjalë duke theksuar se në Shqipëri nuk është thjesht një industri apo sektor i ekonomisë, por është një potencial i afirmimit të Shqipërisë dhe vlerave tona kombëtare.

Për këtë arsye ka një rritje të fokusit nga Kuvendi, qeveria, donatorë, institucione fiskale dhe kompani private në sektor. Që prej vitit 2015 ka një rritje të dinamikës për përgatitjen e kuadrit të nevojshëm ligjor dhe rregullator, si parakusht për çdo investim dhe zhvillim të qëndrueshëm”, deklaroi Balla.

Balla foli gjithashtu dhe për projektin e qeverisë për 100 fshatarat i cili është fokusuar tek agroturizmi duke thënë: Programi i 100 fshatrave po krijon modelin e suksesit në mbështetjen e agroturizmit dhe zhvillimin e integruar rural të vendit, sipas standardeve më të mira evropiane. Nëpërmjet këtij programi krijohet një sinergji midis zhvillimit ekonomiko-social, agroturizmit e turizmit rural, natyrës e mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Ndërkohë sot Lulzim Basha me këkresë të gazetarëve dhe shoqatave të medias, zhvilloi një tryezë me titull “Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë”. Në këtë takim folën gazetarë të ndryshëm, ku evidentuan problemet e medias dhe akuzuan Ramës si blerës së mediave. Më tej Basha u shpreh se PD do të ketë një raport më të hapur me mediat duke lejuar ato që të marrin pjesë në aktivitetet e tyre, duke hequr modelin e kronikave të gatshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balla me gazetaret italiane gazetaret italiane ne kuvend lulzim basha taulant balla balla me gazetaret italiane gazetaret italiane ne kuvend lulzim basha taulant balla

Sondazh

Poll