Politike

10 vjet në NATO/ Kryemadhi: Shqipëria, kontribut të jashtëzakonshëm

29 Mars 2019, 12:18 Nga DOSJA
10 vjet në NATO/ Kryemadhi: Shqipëria, kontribut të

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Për Integrim, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kryemadhi ka falenderuar SHBA-në si aleatin strategjik dhe mbështetjen kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior.

Sipas kryetares së LSI-së, kontributi i Shqipërisë këto 10 vite ka qenë i jashtëzakonshëm, si anëtare e NATO-s.

Deklarata e Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

10 vite më parë, më 1 prill 2009, Shqipëria shënoi ngjarjen më të rëndësishme në historinë e saj moderne, anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut Verior.

Sot është dita për të shprehur mirënjohje të veçantë për aleatin tonë strategjik, SHBA, i cili ka qenë mbështetja vendimtare për aftësimin dhe antarësimin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Antarësimi në Aleancë e rreshtoi Shqipërinë mes kombeve të tjera partnere që kontribojnë dhe garantojnë sigurinë kolektive, në funksion të paqes dhe zhvillimit në zonën Trans-Atlantike dhe përtej saj.

Në këto 10 vite, si anëtare e NATO-s dhe pjesë e misioneve të saj paqeruajtëse, Shqipëria ka dhënë kontribute si kurrë më parë.

Forca e Aleancës sot qëndron jo vetëm në kapacitetet e jashtëzakonshme ushtarake e strategjike që ajo zotëron, por para të gjithash në vlerat e demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, vlera mbi të cilat janë ngritur gjithë sistemet politike të vendeve anëtare.

Prandaj, lufta  në mbrojtje të vlerave të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, është përpjekje sublime për të forcuar NATO-n, si organizata më e fuqishme politiko-ushtarake që ka njohur njerëzimi.

Si kryetare e LSI-së, dëshiroj të vlerësoj gjithë kontributin që ka dhënë kjo forcë politike për antarësimin e Shqipërisë në  NATO dhe në marrëdhëniet me të, si dhe të garantoj për vazhdimësinë në rritje të këtij kontributi në të ardhmen.

Ditën e sotme, Shqipëria festoi 10-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. Aktualisht në NATO janë 29 vende anëtare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 10 vjetori i shqiperise ne nato lsi monika kryemadhi nato shqiperia ne nato 10 vjetori i shqiperise ne nato lsi monika kryemadhi nato shqiperia ne nato

Sondazh

Poll