Aktualitet

Shkëmbente drogën me armë/ Kush ishte ‘koka’ e grupit kriminal në Kukës, kishte parcela me kanabis, polici i kishte dal

20 Maj 2020, 08:45 Nga DOSJA
Shkëmbente drogën me armë/ Kush ishte ‘koka’ e grupit

Kukës- Zbardhet dosja e operacionit, ku deri më tani janë arrestuar 22 persona në Kukës. Burime për Dosja.al bëri me dije ‘koka” e grupit të drogës ishte Kreshnik Murataj, i cili kishte shumë parcela me kanabis. Të njëjtat burime bëjnë me dije se  Murataj shkëmbente kanabisin me armë.

Duke iu referuar dosjes hetimore, në datën 27 gusht të vitit 2019,u arrestuan në flagrancë Adriatik Hoxha dhe pasagjer Rezarat Tahiri, të cilëve iu gjetën dy armë zjarri dhe 871 fishekë. Ndërkohë në makinën tjetër i priste Floriand Myftari, të cilit iu gjetën 2942 gram kanabis.  Këta të fundit dyshohet se ishin pjesë e grupit të Muratajt. Po kështu edhe kryeprokurorja e Kukësit, Rita Gjati ka deklaruar se kishteprova të forta që në krye të këtij krupi të strukturuar kriminal qëndronte  Kreshnik Murataj. Por, edhe efektivë policie kanë bashkëpunuar me këtë grup kriminal. Ramiz Cena punonjësi i policisë së Kukësit, nuk ka asgjësuar të plotë sasinë e kanabisit të gjetur më 9 gusht të 2019, në parcelat, sipër shtëpisë së Kreshnik Muratit. Ky është pezulluar nga detyra. Mësohet se grup kishte shtrirje nga Gjirokastra, në Pukë dhe Kukës.

Operacioni anti-kanabis po zhvillohet edhe në qytete të tjera të vendimit. Uniformat blu kanë më shumë se dy vite që po hetojnë dhe sot është zhvilluar operacioni blic. Prej ditësh forcat e rendit kanë nisur një operacion kundër drogës, pasi ka shumë informacioneve që ka nisur kultivimi i kanabisit në masë.  Edhe më herët Policia ka njoftuar për aksione anti-kanabis në Krujë dhe Durrës, ku nuk kanë munguar as arrestimet. Vetëm pak ditë më parë u sekuestruan mijëra fara kanabisi, të cilat ishin nisur nga Spanja dhe do mbilleshin në Shqipëri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-droge ne shqiperi kreshnik murataj aksioni anti-droge ne shqiperi kreshnik murataj

Sondazh

Poll