Aktualitet

Policia aksion dhe në Fier, zbulohet parcela me kanabis në pyllin e Semanit. Arrestohet një 55-vjeçar, shpallet në kërkim

20 Maj 2020, 08:34 Nga DOSJA
Policia aksion dhe në Fier, zbulohet parcela me kanabis në pyllin e

FIER- Operacioni anti-drogë është shtrirë dhe në Fier. Policia e Fierit në një njoftim për mediat bën me dije se sot paradite është arrestuar një 55-vjeçar dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrollit, në pyllin e Semanit, në tokën në përdorim të shtetasit F. K., u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa.

“Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit u godit një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, si dhe procedohet penalisht roja i pyllit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur që në fshatin Darzezë të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit, në pyllin e Semanit, në tokën në përdorim të shtetasit F. K., u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa. Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 55 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u procedua penalisht, për moskallëzim krimi, roja i pyllit, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Seman. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ‘Moskallëzim krimi’”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-droge ne shqiperi policia fier aksioni anti-droge ne shqiperi policia fier

Sondazh

Poll