Politike

Rama: Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-s, nuk do kemi më influenca nga vendet e treta

29 Mars 2019, 11:13 Nga DOSJA
Rama: Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-s, nuk do kemi më

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të tijën në ceremoninë e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza” për futjen e Shqipërisë në NATO. Gjatë fjalës së tij Rama foli për kërcënimet që përballet aleanca duke përmendur ekstremizmin dhe sulmet kibernetike.

Më tej Kryeministri i bëri thirrje aleancës që të anëtarësohet dhe Kosova, pasi sipas tij kjo gjë do të jetë në të mirën e përbashkët dhe për krijimin e një stabiliteti për të qëndrueshëm.

Shqipëria përgatitet që të nisë veprën e rëndësishme të bazës së NATO-s në Kuçovë, që do të jetë ndër më të mëdha të aleancës në këtë rajon dhe më moderne. Do të jetë një bazë e rilindur. Një rajon që pas 100 viteve luftë, falë edhe NATO-s, Ballkani gëzon sot më në fund, një periudhë paqe, ripajtimi dhe bashkëpunimi. Të mos e harrojmë Presidentin Kenedi, që thoshte se ‘paqja nuk është e mirë e përditshme, por një proces i pandërprerë, përpjekje e përditshme’. Ekstremizmi i dhunshëm nuk është mposhtur, doktrina fanatike e tij nuk mund të shfaroset vetëm me forcën e armëve, por edhe mendjes dhe shembullit të kësaj aleance. Nacionalizimi në rritje, kriza e refugjatëve, apo emigrantëve në Mesdhe dhe lufta kibernetike janë rreziqe reale. Aneksimi i Krimeve është nga dëshmitë e kësaj dukurie.

Anëtarësimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë kanë forcuar stabilitetin e Ballkanit duke mbushur vakumin pas ndryshimeve tektonike pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Në mënyrë që Ballkani të mos jetë kurrë më që influenca të vendeve të treta arrijnë që të depërtojnë deri në zemër të Europës, është e rëndësishme që edhe Kosova të bëhet pjesë e aleancës. Shqipëria beson se integrimi i Kosovës është një domosdoshmëri, jo për Kosovën thjeshtë, por për të gjithë familjen atlantike. Ballkani i gjithë në NATO është vizion strategjik dhe e Kosovës do të ishte një kapital i shtuar” u shpreh ndër të tjera Rama.

Ditën e sotme, Shqipëria festoi 10-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. Aktualisht në NATO janë 29 vende anëtare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 10 vjetori i shqiperise ne nato edi rama kosova ne nato 10 vjetori i shqiperise ne nato edi rama kosova ne nato

Sondazh

Poll