Politike

Të qeshur dhe të relaksuar, Rama dhe Meta shtrëngojnë duart pas replikave në distancë

29 Mars 2019, 10:54 Nga DOSJA
Të qeshur dhe të relaksuar, Rama dhe Meta shtrëngojnë duart

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin sot në ceremoninë e 10 vjetorit të futjes së Shqipërsië në NATO.

Takimi i tyre vjen pas replikave shumë të fortë mës njëri-tjetrit në distancë. Sipas fotografive të shkrepura nga LSA, Meta dhe Rama në këtë takim kanë shtrënguar duart për pak sekonda dhe janë ulur krah njëri-tjetrin për të ndjekur këtë ceremoni solemne.

Në foto shihet se Rama është i tensionuar teksa shfleton axhendën e takimit, ndërsa Meta rehatohet në karrigen pranë tij.

Disa ditë më parë, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë nga Pogradeci , teksa ka thënë se nuk do të lejojë instalimin e një junte ushtarake në Shqipëri dhe se ai ishte i gatshëm të sakrifikonte jetën si Salvadore Allende për t’i dhënë fund ngërçit.

Ndërkohë që Edi Rama po nga Sheshi Nënë Tereza i është përgjigjur Presidentit Meta, duke i thënë se nuk duhet të ketë frikë për sulme ndaj pallatit Presidencial, pasi Shqipëria është vend i NATO-s.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 10vjetori i shqiperise ne nato edi rama ilir meta shqiperia ne nato takimi rama meta 10vjetori i shqiperise ne nato edi rama ilir meta shqiperia ne nato takimi rama meta

Sondazh

Poll