Aktualitet

‘Ç’është kjo kafshëri për të mos gjetur konsensus’/ Analisti Bushati tregon reagimin e ndërkombëtarëv

19 Maj 2020, 19:14 Nga DOSJA
‘Ç’është kjo kafshëri për të mos

TIRANË– Analisti Andi Bushati ka folur për reagimin e ndërkombëtarëve pas prishjes së Teatrit Kombëtar, dy ditë më parë.

Në fjalën e tij në studion e “Open”, Bushati u shpreh se vendimi i kryeministrit Edi Rama ka “shokuar” të gjithë ndërkombëtarët.

“Mendoj që ambasadat këtu janë të favorshme me Ramën. Është pro Rama. Megjithatë edhe ato janë të çuditur; ose ç’është kjo kafshëri për të mos gjetur konsensusin. Mendoj që kjo i ka lënë të gjithë të habitur,”-tha Bushati.

Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit. Pati përplasje dhe dhunë mes protestuesve dhe efektivëve të policisë së Shtetit, të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë për të lejuar ndërhyrjen e fadromës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati nderkombetaret per shembjen e teatrit shembet teatri kombetar andi bushati nderkombetaret per shembjen e teatrit shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll