Aktualitet

Megaoperacioni në Tiranë, AMBASADA AMERIKANE tregon DETAJET dhe FOTO: Si u arrestuan 22 persona brenda 17 minutave

19 Maj 2020, 13:50 Nga DOSJA
Megaoperacioni në Tiranë, AMBASADA AMERIKANE tregon DETAJET dhe FOTO:

TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar mbrëmë në Tiranë. Gjatë operacionit “Crystal Eagle”, të zhvilluar në 6 qytete të ndryshe janë arrestuar 22 persona.

Sipas Ambasadës, të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave dhe mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg.

Dje, operacioni “Crystal Eagle” (Shqiponja e Kristaltë) u ekzekutua në 6 qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë dhe çoi në 22 arrestime. Operacioni, një rekord për Shqipërinë, zbuloi dhe arrestoi të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave. “Crystal Eagle” ishte një sukses i plotë falë mbështetjes së oficerëve të përkushtuar të Policisë së Shtetit Shqiptar, sidomos atyre të “Njësisë Speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë “Mburoja e Përbashkët”, një njësi policore kushtuar punës së çështjeve të përbashkëta penale mids SHBA-së dhe Shqipërisë. Agjentët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë nga Ambasada e ShBA udhëhoqën përpjekjet operacionale të afro 300 oficerëve të policisë për të shënjestruar një laborator falsifikimi dokumentesh. Gjatë operacionit u konfiskuan armë automatike, drogë, dokumente të falsifikuara, kompjutera, automjete dhe para. Shumica e 22 të arrestuarve mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg. Ky është përfundimi i suksesshëm i një hetimi që filloi në vitin 2018 dhe Ambasada e ShBA falënderon partnerët tanë në udhëheqjen e Policisë së Shtetit Shqiptar për ndihmën e tyre!,”-shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

Operacioni “Crystal Eagle” është finalizuar ditën e djeshme. Dosja.al raportoi e para, se operacioni i shërbimit diplomatik të Sigurisë në US Embassy i (DSS-OCI) Tiranë është kryer në bashkëpunim me një njësi speciale nga Policia e Shtetit. 15 anëtarët e grupit janë nën masën e sigurisë “arrest në burg”, 7 të tjerë në “arrest në shtëpi” dhe 2 “detyrim paraqitje”. Këto janë masat e dhëna nga Gjykata e Posaçme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane megaoperacion ne rinas tirane ambasada amerikane megaoperacion ne rinas tirane

Sondazh

Poll