ME VIDEO: ‘A nuk të njoftoi vjehrri për shëmbjen e Teatrit?’/ Belind Këlliçi flet për Artan Shkrelin: S’kam pasur as
19 Maj 2020, 18:14Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shprehur se para prishjes së Teatrit Kombëtar nuk ka pasur kontakt me vjehrrin e tij, zv.ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli.
Në fjalën e tij në studion e “ABC News”, Këlliçi u shpreh se pyetja ishte pa logjikë dhe jashtë kontekstit dhe se ai nuk kishte pasur asnjë komunikim me të afërmin e tij për këtë ngjarje.
PJESË NGA BISEDA:
Shiko minutën e 18
Endri Xhafo: Kam një kërkesë nga redaksia për një pyetje, unë nuk do ta bëja por nuk është pa logjikë. Vjehrri juaj a iu ka treguar për këtë shembje? A iu tha gjë?
Këlliçi: Është pyetje jashtë kontekstit. S’ka të bëjë fare.
Endri Xhafo: Pyetja ka logjikë se zoti Shkreli është një nga mbrojtësit më të flaktë të trashëgimnive popullore
Këlliçi: Nuk e kam idenë. Nuk kam pasur kontakt. Nuk kam më të voglën ide. Nuk kam patur asnjë kontakt dhe nuk kam diskutuar asnjëherë. Unë jam Belind Këlliçi, përpara se të jem dhëndër, jam djali i Zamir dhe Suzana. Dhe mbaj përgjegjësi për çdo akt timin që nga dita kur kam hyrë në PD. Unë si Belind kam qënë aty nonstop. Unë kam qënë prezent edhe pse nuk ka qënë dita ime për të qënë aty. Kësaj kauze do t’i shkoj deri në fund.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
2 000 lekëshi rezulton të jetë kartmonedha që është falsfikuar më shpesh gjatë vitit 2019. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, falsifikatorët kanë qenë më t...
ITALI– Argit Turshilla, shqiptari nga Dibra, është dënuar me 23 vite burg për vrasje dhe grabitje nga gjykata e Santa Maria Capua Vetere në provincën e Campania...
GJERMANI– Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine” i ka dedikuar një artikull prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, dy ditë më parë. Në artikull, ...
BRITANI E MADHE- Policia britanike ka publikuar foton e dy të dyshuarve kryesore për vrasjen e Grineo Dakos, më korrik të vitit 2019. Në kërkim janë shpallur: J...
TIRANË– Aktori Ervin Bejleri ka treguar se është kërcënuar pas publikimit të videos së tij të përplasjes me Policinë e Shtetit.I ftuar në edicionin e lajme...
TIRANË– Aktori i njohur Ervin Bejleri, i ftuar në studion e “Syri” ka folur lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar. Në fjalën e tij, Bejleri është shprehur ...
TIRANË– Aktori i njohur Lulzim Zeqja ka reaguar për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar disa ditë më parë.Me anë të një statusi në Facebook, Zeqja...
TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar mbrëmë në Tiranë. Gjatë operacionit “Crystal Eagle”, të zhvilluar në 6 qy...
TIRANË– “Temperaturat shumë të larta në vendin tonë kanë ndodhur si pasojë e qarkullimit të masava ajrore nga veriu i Afrikës të cilat kanë sjellë prezencë...