Aktualitet

FOTOT/ Akuzohen për vrasjen e Grineo Dakos, policia angleze jep shpërblim për kapjen e dy shqiptarëve: 20.000 paund për çd

19 Maj 2020, 15:43 Nga DOSJA
FOTOT/ Akuzohen për vrasjen e Grineo Dakos, policia angleze jep

BRITANI E MADHE- Policia britanike ka publikuar foton e dy të dyshuarve kryesore për vrasjen e Grineo Dakos, më korrik të vitit 2019. Në kërkim janë shpallur: Jeton Krasniqi dhe Mirsad Brahimi janë në kërkim nga policia dhe për çdo informacion që mund të çojë në kapjen e tyre, Policia ofron 20 mijë paund.

Krasniqi, 26 vjeç, ka lindur në Kosovë dhe së fundmi jetonte në zonën e Londrës së Veriut. Ndërsa 33-vjeçari Brahimi, i cili jeton gjithashtu në të njëjtën zonë, është pikasur shpesh edhe në Londrën Qendrore dhe Perëndimore.

Kushdo që sheh ndonjërin nga dy të kërkuarit nuk duhet t’u afrohet, përkundrazi duhet të telefononi menjëherë numrin 999. Policia po ofron gjithashtu një shpërblim prej 20,000 £ për çdo informacion që çon në kapjen e tyre,”-thuhet në njoftimin e tyre.

27-vjeçari Grineo Daka u qëllua për vdekje pas një mosmarrëveshjeje midis dy grupe burrash. Prej të shtënave me armë zjarri, tre persiona mbetën të lënduar, por vetëm Dako ndërroi jetë në spital.

Marrë nga Mylondon.news

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grineo dako jeton krasniqi mirsad brahimi grineo dako jeton krasniqi mirsad brahimi

Sondazh

Poll