Aktualitet

Shembja e godinës, aktori Lulzim Zeqja e thotë HAPUR, del kundër Aleancës: Jam për TEATËR të Ri!

19 Maj 2020, 14:29 Nga DOSJA
Shembja e godinës, aktori Lulzim Zeqja e thotë HAPUR, del kundër

TIRANË– Aktori i njohur Lulzim Zeqja ka reaguar për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar disa ditë më parë.

Me anë të një statusi në Facebook, Zeqja është shprehur për një godinë të re, duke dalë kundër zërave kundër për prishjen e tij.

“Janë të shumtë ata që thanë se nuk duan Teatrin dhe nuk mund të pranojnë këtë ndryshim! Teatri është vendi ku njerëzit mblidhen dhe menjëherë krijojnë një komunitet! Ashtu siç e kemi bërë gjithmonë këtë! Simon Mc Burney! Po! Jam për TEATËR të Ri!”-shkruan Zeqja.

Dy ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim zeqja shembet teatri kombetar lulzim zeqja shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll