Aktualitet

U përplas me efektivët kur po prishej Teatri, aktori Ervin Bejleri rrëfen çfarë i ndodhi: Kam marrë kërcënime…

19 Maj 2020, 15:09 Nga DOSJA
U përplas me efektivët kur po prishej Teatri, aktori Ervin Bejleri

TIRANË– Aktori Ervin Bejleri ka treguar se është kërcënuar pas publikimit të videos së tij të përplasjes me Policinë e Shtetit.

I ftuar në edicionin e lajmeve të “Syri”, Bejleri u shpreh se ishte i sigurtë që kërcënimet vinin me urdhër nga “lart” por se nuk do të stepej kurrë prej tyre.  

“Më kanë ardhur mesazhe kërcënuese pa fund. Presione që jam i sigurt që vinin nga lart. Nuk do më stepin kurrë këto kërcënime,”-u shpreh ai. 

Në një video të siguruar nga Dosja.al, aktori dëgjohet teksa thotë: “A ju q****a motrën ju q****a. Nuk keni shanse brenda, do ju q* robt by******t. Mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”.

Dy ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervin bejleri ervin bejleri

Sondazh

Poll