Aktualitet

‘Aktorëve u është drejtuar automatiku’/ Ervin Bejleri tregon ç’ndodhi natën e prishjes së Teatrit: Mu prenë krahët

19 Maj 2020, 14:46 Nga DOSJA
‘Aktorëve u është drejtuar automatiku’/ Ervin Bejleri

TIRANË– Aktori i njohur Ervin Bejleri, i ftuar në studion e “Syri” ka folur lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar. Në fjalën e tij, Bejleri është shprehur se disa prej kolegëve të tij, u është drejtuar automatiku në kokë për tu nxjerrë jashtë nga godina, e cila po prishej.

“Kolegëve u është vënë shkelmi në kokë, u është drejtuar automatiku dhe janë sharë me fjalët me makabre. Shqipëria e ka pasur gjithmonë lakun në fyt për bukë dhe për ekzistencë. Mund t’i kuptoj shumë njerëz që dalin kundra për atë bukë. Por është shumë e zorshme edhe falja ime, se edhe unë kam fëmijë. Por dinjiteti. Mos të thotë Lleshaj që tek çdo efektiv do shihni fytyrën time. Jo çdo oficer policie jeton në luks siç jeton ministri,”-tha aktori.

Gjithashtu në fjalën e tij, aktori ka komentuar edhe momentin e prishjes së godinës, duke theksuar edhe orën që fadroma goditi Teatrin.

“Kam shkuar për 300 metra. Kur pashë pluhurin mu prenë krahët, nuk kisha më forcë. Është një tekë e një njeriu që nuk është normal. në orën 4.30 është ora kur njeriu është më i çarmatosur. Në të njëjtën orë u sulmua dhe Osama Bin Laden. Mazniku tha që ishte një i vdekur që duhej varrosur. Pse nuk u la të bëhej xhenazja. Aktorët që ishin pro? Vetëm ai lart e di dhe i gjykon. Është shumë e vështirë ta heqësh lakun nga fyti,”-shtoi ai.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervin bejleri shembet teatri kombetar ervin bejleri shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll