Politike

“Nuk ndihem i tradhëtuar sepse secili varet nga këmbët e veta”, Budina flet hapur: Ja çfarë më thanë shumë socialist

19 Maj 2020, 19:12 Nga DOSJA
“Nuk ndihem i tradhëtuar sepse secili varet nga këmbët e

TIRANË– Regjisori i njohur Edmond Budina ishte i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News për të folur në lidhje me shembjen e teatrit kombëtar mëngjesin e 17 majit. Regjisori e nisi bidesën e tij në studio me një përshkrim të vendit ku tani janë rrënojat e teatrit.

“Kalova sot aty afër teatrit të shembur dhe ndjeva një dhimbje të madhe teksa shihja ato rrënoja dhe shumë materiale që kishin ngelur aty.

Ato materiale nuk i lëvizëm sepse unë për asnjë çast nuk mendoja se do të shembej. Ne u munduam të mbrojmë me aq sa kishim mundësi por nuk ia arritëm dot. Ata e shembën teatrin dhe ne nuk e mbrojtëm dot sepse ne nuk jemi si ata dhe nuk ishim të pajisur me mjete të rënda për të sùlmuar”, tha Budina.

Në lidhje me vendimin politik për shembjen e teatrit regjisori tha një gjë interesante “ka shumë socialistë që më thonë se ky vendim nuk duhej por nuk kishim cfarë të bënim. Unë e di se kjo mazhorancë nuk ka lidhje me idenë socialiste ashtu siç e di se politika nuk do të jetë njësoj pas këtij vendimi për teatrin”.

Sa i përket ndasive për mbrojtjen e teatrit, Budina tha se nuk ndihem i tradhëtuar dhe nuk kam asgjë personale me asnjë pasi jam i bindur se secili varet nga këmbët e veta.

Marrë nga Faxweb.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond budina shembja e teatrit kombëtar edmond budina shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll