Politike

Debati për kullat, Margariti nuk e mohon: Do të ishte gabim që godina të mos vishet me funksione të tjera

19 Maj 2020, 14:07 Nga DOSJA
Debati për kullat, Margariti nuk e mohon: Do të ishte gabim që

TIRANË –Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për “Report Tv”, ajo nuk ka komentuar ndërhyrjen e policisë, ndërsa ka shtuar, se nëse do të ishte marrë një vendim në dy të natës, do ta kishte diskutuar.

Në lidhje me debatin për ndërtimin e kullave pas godinës së Teatrit të ri, Margariti nuk e mohoi një gjë të tillë, ndërsa shtoi se do të ishte gabim që godina e re të mos vishet me funksione të tjera.

“Asnjëherë nuk mund të shihen të ndara zhvillimet e një qyteti dhe pa një gërshetim funksionesh. Do të ishte e gabuar të mos e vishnim me funksione të tjera godinën e teatrit”, shtoi Margariti

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elva margariti shembja e teatrit kombëtar elva margariti shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll