Politike

“Si pyes ata budallenj”/ Veliaj ofendon artistët dhe protestuesit që mbrojtën Teatrin Kombëtar: Ata rrihen me njëri

19 Maj 2020, 13:44 Nga DOSJA
“Si pyes ata budallenj”/ Veliaj ofendon artistët dhe

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte sot në Kombinat, ku edhe foli për prishjen e Teatrit Kombëtar, disa ditë më parë.

Përurimin e një shtëpie të re dhe prishjes së të vjetrës për shkak të dëmtimve të shkaktuara nga tërmeti, kreu i bashkisë i krahasoi me shembjen e godinës së TK. Madje Veliaj ofendoi protestuesit dhe artistët që ishin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, duke i quajtur ata budallenj.

“Edhe me Teatrin, do qajmë kur ikën një gjë me kujtime. Pse t’i kujton se ata që ishin atje kishin qënë ndonjëherë në Teatër? Do kishin dalë me fitim po të ishte për ashtu. Të kishin qenë aq shumë veta në Teatër do kishte dalë me fitim. Pse mendon se do të pyes ata budallenj? Nejse  ndërtesa e vjetër ka mbaruar. E reja për zotin do bëhet. Do shkojnë siç kanë shkuar tek këndi i lojrave. Se çfarë do u thonë fëmijëve, nuk shkojmë se e ka bërë Veliaj. Çfarë trashëgimie është ajo? Mola dhe miu,”- tha Veliaj.

Më tej, Veliaj nuk la pa komentuar edhe incidentet e ndodhura një ditë më parë në protestën e organizuar nga artistët, me të cilët u bashkua edhe opozita e bashkuar

“Erdhën për të bërtitur për mua dhe Ramën dhe u rrahën me njëri tjetrin, jo vetëm që nuk fituan gjë por teatrin e kanë për shoë. Por rrihnin njëri tjetrin. Shkon te ata që të rrahin të bëjnë peshk. Këta harxhojnë kohë kot. Edin do ta sjell, por ka pasur shumë ngarkesa. Ti do me bërë punë të bukura të mira, por ke lloj lloj thikash pas shpine. Nëse kjo ndërtesë ka mbaruar, më mirë t’i themi lamtumirë,” tha më tej Veliaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj shembet teatri kombetar erion veliaj shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll