Politike

OKB reagon për shembjen e Teatrit: Po ndjekim me shqetësim tensionet e krijuara

19 Maj 2020, 12:24 Nga DOSJA
OKB reagon për shembjen e Teatrit: Po ndjekim me shqetësim tensionet e

TIRANË –Reagimeve të shumta të komunitetit ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar i është bashkuar edhe dega e OKB në Shqipëri. Në një reagim në Twitter, OKB shkruan, se ka ndjekur me shqetësim tensionin e krijuar për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar. Në reagim theksohet forcimi i unitetit kombëtar dhe rritjes së besimit mes autoriteteve dhe qyetatarëve, në menaxhimim e pandemisë.

OKB në Shqipëri ka ndjekur me shqetësim tensionet e krijuara për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe thekson rëndësinë e forcimit të unitetit kombëtar dhe rritjen e besueshmërisë mes autoriteteve dhe qytetarëve, veçanërisht në menaxhimin e pandemisë COVID-19“, thuhet në reagim.

Aksioni për shembjen e Teatrit

I gjithë komuniteti ndërkombëtar ka reaguar ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar.  Ditën e djeshme nënkryetari i CDU, Johann Wadephul, një nga mbështetësit më të flaktë të Shqipërisë, u shpreh i zhgënjyer për këtë akt. Gjithashtu shembja e Teatrit Kombëtar është dënuar edhe nga ish-presidenti i KE, Donlad Tusk, Komisioni Evropian, delegacioni BE në Tiranë dhe parti të ndryshme evropiane.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dega e okb ne shqiperi shembja e teatrit kombëtar dega e okb ne shqiperi shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll