Politike

“Tek fytyrat e tyre duhet të shihni mua”/ Bardhi “i përvishet” Lleshajt për dhunën në protestë: Kriminel gjakftoht

19 Maj 2020, 11:58 Nga DOSJA
“Tek fytyrat e tyre duhet të shihni mua”/ Bardhi “i

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar ndaj ish-ministrit Sandër Lleshajt, pasi ky i fundit mbrojti policët që dhunuan protestuesit. Në një reagim në Facebook Bardhi shprehet se Lleshaj është një kriminel gjakftohtë që merr përsipër autorësinë e rrahjes barbare të artistëve dhe qytetarëve.

Me kaq urrejtje sa ka ndaj opozitës dhe qytetarëve që nuk i binden paligjshmërisë dhe vjedhjes, Sandër Lleshaj, meriton vetëm përbuzje dhe përçmim. Ky kriminel gjakftohtë që merr autorësinë e rrahjes barbare të artistëve, të studentëve dhe të opozitës është metastazë e regjimit kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Është fakt se tek Teatri Kombëtar policia u soll si hordhi pushtuese. Është fakt se policët ishin të armatosur, duke patur si skenar terrorin me armë të njerëzve në mbrojtje të Teatrit. Është fakt se njerëz të veshur me uniformën e policisë nuk kishin simbolet identifikuese të policisë. Këta nuk janë Policia e Shtetit, por janë të njëjtët njerëz, ushtarë të bandave kriminale, që kanabizuan Shqipërinë. Por fatmirësisht ato janë pakica, njëlloj siç sot është Edi Rama dhe Qeveria e tij. Aktet e terrorit mbi artistët, qytetarët dhe opozitarët nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit dhe të qytetarëve, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, që në shumicë, bashkë me shumicën e shqiptarëve, janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe pakica kriminale në Policinë e Shtetit janë turpi i Shqipërisë!

Mesditën e sotme ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mbrojti të gjithë efektivët dhe tha se Policia e Shtetit e ka bërë shumë mirë detyrën e saj. Ai nënvizoi se policët janë  profesionistë, patriotë, trima, humanë, plot privacione dhe probleme, modestisht të trajtuar ata kanë mbajtur barrë të mëdha për të gjithë ne.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi sander lleshaj gazmend bardhi sander lleshaj

Sondazh

Poll