Politike

Rama shpërndan shkrimin e Çun Lajçit: Do hapim bashkë dyert e teatrit të ri, do të hyjë në listën e teatrove më të bu

19 Maj 2020, 11:50 Nga DOSJA
Rama shpërndan shkrimin e Çun Lajçit: Do hapim bashkë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas një reagimi në vargje të aktorit nga Kosova, Çun Lajçi. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se Çun Lajçi ka shkruan “me një vrazhdësi të kthjellët, mbi këtë sherrnajën vulgare për një godinë të gabuar që u shemb me një vonesë dhjetra e dhjetra vjeçare!”

Më tej kreu i qeverisë shton se bashkë me Çun Lajçin do hapin dyert e Teatrit të ri Kombëtar që sipas tij që do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne.

“ÇUN LAJÇIN e njoh si Çuni i Plisit të Bardhë e i një “grushti dhé”, ai që lidhi me një fill emocionesh unike diasporën shqiptare me tokën amë që digjej nga lufta dhe u kthye përmes artit të tij, në ikonën shpirtërore të popullit gjatë asaj kohe të mallkuar… Po ta njihja personalisht apo po të mos më kishte thumbuar edhe mua në rreshtat bashkëlidhur, nuk do ta postoja këtu çka ai ka postuar me një vrazhdësi kaq të kthjellët, mbi këtë sherrnajën vulgare për një godinë të gabuar që u shemb me një vonesë dhjetra e dhjetra vjeçare!

Uroj ta takoj Çunin e Bjeshkëve të Namuna kur si dy “të çmendun” mes plot normalësh, të hapim dyert e Teatrit të Ri Kombëtar, i cili nuk do të jetë si ai i Shkupit nga forma neoklasike e zgjedhur për arsye ideologjike, por padiskutim do të jetë një Teatër Kombëtar që do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne?”, shkruan Rama.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike çun lajçi edi rama shembet teatri kombetar çun lajçi edi rama shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll