Aktualitet

Fushë Krujë/ Zjarr i fuqishëm në nënstacionin elektrik, 80 mijë banorë pa energji

29 Mars 2019, 14:07 Nga DOSJA
Fushë Krujë/ Zjarr i fuqishëm në nënstacionin elektrik,

FUSHË KRUJË-Një zjarr i fuqishëm ka rënë në nënstacionin elektrik, në fshatin Zallë të Fushë-Krujës që furnizon 80 mijë banorë të rrethinave me energji elektrike. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  zjarri vazhdon të jetë aktiv prej disa orësh.

Shkak për rënien e zjarrit, ka qenë rrjedhja e fiderit nr 14 dhe për pasojë ka shpërthyer një zjarr shumë i fuqishëm brenda nënstacionit.

Zjarri është i përmasave të mëdha dhe rrezikon seriozisht nënstacionin.

Të gjithe forcat zjarrfikëse të Krujës janë përqendruar, madje dhe ata që kanë qenë pushim janë aktivizuar për të lokalizuar dhe shuar flakët, pasi rrezikohet seriozisht nënstacioni, gjë kjo që do sillte pasoja të rënda për të gjithë rrethin.

Duhet theksuar se ky nënstacion është shume i vjetër, i ndërtuar qysh në vitin 1966 dhe normalisht është i amortizuar, duke sjellë dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë në Fushë-Krujë e fshatrat përreth..

Ndërsa, nënstacioni i ri që duhet të ishte vënë në funksion shumë kohë më parë, vijon të qëndrojë ende jo aktiv.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushë-krujë zalle zjarr ne nenstacionin elektrik fushë-krujë zalle zjarr ne nenstacionin elektrik

Sondazh

Poll