Aktualitet

Shqipëria 10 vite në NATO, ja çfarë nuk patë? Rama në telefon, takon Metën

29 Mars 2019, 12:15 Nga DOSJA
Shqipëria 10 vite në NATO, ja çfarë nuk patë? Rama

TIRANË–Shqipëria feston 10-vjetorin  e anëtarësimit në NATO, Aleanca e Atlantikut të Veriut. Në sheshin “Nënë Tereza”, do të zhvillohen parada ushtarake, ndërkohë që të pranishëm janë ministra dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare të NATO.  E pranishme në këtë ceromoni është edhe ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska.  Ministrja Olta Xhaçka, tha se kjo është një arritje historike për Shqipërinë dhe se rajoni ynë duhet të jetë më i bashkuar se kurrë. Avionët e NATO-s do të japin një paradë fluturimi në qiellin e Tiranës, kurse në shesh do të rreshtohen 3500 efektivë të FA. Shqipëria është pjesë e NATO-s që prej vitit 2009. Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. Aktualisht në NATO janë 29 vende anëtare.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vjetori i shqiperise ne nato edi rama ilir meta olta xhacka 10 vjetori i shqiperise ne nato edi rama ilir meta olta xhacka

Sondazh

Poll