Aktualitet

Shpërndante kokainë në diskot e Tiranës, bie në pranga 23-vjeçari

29 Mars 2019, 11:47 Nga DOSJA
Shpërndante kokainë në diskot e Tiranës, bie në pranga

TIRANË- Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë. Policia ka vënë në pranga një person që dyshohet se ai shpërndante kokainë në lokale të ndryshme në Tiranë.

Ky shtetas është pikasur nga uniformat blu teska ishte duke udhëtuar me makinën e tij në rrugën “Elbasan-Tiranë”, ku dhe është ndaluar për kontroll.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, iu gjetën tre doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku në pjesën e kompjuterit iu gjetën të fshehura gjashtëmbëdhjetë doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash. Në pranga një 23-vjeçar. Sekuestrohen 19 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, peshore elektronike, automjet e aparate celular. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin: G. X., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e Policisë, pasi për të disponohej informacion se në bazë porosie shpërndante në klubet e ndryshme të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kokainë në formë dozash.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke qarkulluar me mjet në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe e kanë ndaluar për kontroll. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, iu gjetën tre doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjithashtu është ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku në pjesën e kompjuterit iu gjetën të fshehura gjashtëmbëdhjetë doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve  janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 19 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë; peshore elektronike; dy aparate celular; dhe nje mjet. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 23 vjecari arrestohet shperndaresi i kokaines arrestohet 23 vjecari arrestohet shperndaresi i kokaines

Sondazh

Poll