Aktualitet

Me pushkë dhe hashash, policia arreston 18-vjeçarin në Shkodër (Video+Emri)

29 Mars 2019, 11:35 Nga DOSJA
Me pushkë dhe hashash, policia arreston 18-vjeçarin në

SHKODËR– Një 18-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme, teksa lëvizte me një pushkë në krahë dhe me një çantë të mbushur me hashash. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për 18-vjeçarin, e identifikuar si Gencian Bajrami, i cili në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.

Mësohet se Bajrami në momentin e arrestimit kishte një çantë dore me 15 doza kanabis dhe një pushkë, të cilën e hodhi në tokë sapo pa policinë.

Sasia e drogës është sekuestruar nga policia dhe adoleshenti po hetohet pasi dyshohet se shpërndan lëndë narkotike.

Shkodër

Finalizohet një tjetër goditje në fushën e shpërndërjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje  falë bashkëpunimit me qyetarët.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe 15 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga  poseduesi i tyre

Nga strukturat e D. V. P. Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, pas informacionit të marrë nga qytetarët se një i ri , kishte një armë zjarri me vete si dhe dyshohet se shpërndan lëndë narkotike, falë ndërhyrjes  profesionale dhe në kohë, u bë e mundur  arrestimi në flagrancë ishtetasit G. B. 18 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik  policia i gjeti në një cantë dore 15 doza me lëndë  narkotike të dyshuara cannabis sativa të ndara në qese farmaceutike një armë zjarri  pushke 10-she, të cilët e hodhi në tokë porsa pa punonjësit e policisë.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 15 doza kanabis arrestim ne shkoder gencian bajrami pushke shkoder 15 doza kanabis arrestim ne shkoder gencian bajrami pushke shkoder

Sondazh

Poll