Aktualitet

Plagosja e të riut me thikë në Tiranë, kapet autori 17-vjeçar

29 Mars 2019, 11:38 Nga DOSJA
Plagosja e të riut me thikë në Tiranë, kapet autori

TIRANË- Një 17-vjeçar ka rënë në pranga e Policisë, pasi dyshohet se është autori i plagosjes së djeshme në rrugën “Tualantët”. Sipas policisë mësohet se  i arrestuari është F.K. 17 vjeç dhe banues në Tiranë.

“Policia arreston autorin e ngjarjes së ndodhur mbasditen e djeshme ku në rrugën “Taulantët”, u plagos me mjet prerës një 21-vjeçar. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan shtetasin: F. K., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbasditen e djeshme në rrugën “Taulantët” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin O. M., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit F. K., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal”, shkruan Policia.

Plagosja ndodhi dje pasdite në rrugën “Taulantët”, ku dy të rinj pas një sherri me një tjetrin kanë nxjerrë dhe thikat. (Lexo këtu) Në përfundim të këtij konfliki ka mbetur i plagsur 21-vjeçari Olsi Meraj i cili ndodhet në spital nën kujdesin e medias.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet autori 17 vjecar plagosja e te riut ne tirane plagosja me thike plagosja ter rruga taulantet arrestohet autori 17 vjecar plagosja e te riut ne tirane plagosja me thike plagosja ter rruga taulantet

Sondazh

Poll