Aktualitet

Basha bën premtimin para gazetarëve: Reporterët do mbulojnë takimet pa kufizim

29 Mars 2019, 11:39 Nga DOSJA
Basha bën premtimin para gazetarëve: Reporterët do mbulojnë

TIRANE- Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje Armand Shkullakut pasi  gazetari u shpreh se PD duhet të lejojë gazetarët të vëzhgojnë takimet dhe të jenë pjesë e diskutimeve. Basha është shprehur se nuk do të ketë asnjë kufizim të pranisë mediatike në aktivitetet e PD-së. Ai theksoi se PD do të lejojë se reporterët të mbulojnë takimet pa kufizime.

Po kështu është e vërtetë që në mars të këtij viti, është adoptuar një rregull statur që obligon që zgjedhjet e kandidatëve për deputet të kalojnë nga parimi një anëtar një votë.  Në fund të javës së ardhme  ne do të kemi kënaqësinë të mirë presim kryesuesin e Partisë Konservatore të Londrës. Unë  jam i vendisur të sjellë praktikat demokratike në PD dhe për këtë kam mbështetjen e të gjithë botës. Në këtë kuadër por e bëjmë përpjekjen time dhe dua të jeni kritikë në këtë pikë. Ju nuk jeni thjesht përcjellësh lajmi, ju duhet të hulumtoni me ato çfarë deklarojmë ne. Hulumtimi për ngjarje të tilla politike ka munguar. Ky është problem kryesor, ka kronika sipërfaqësore dhe jo hulumtim. Në asnjë aktivitet timin nuk ka për të pasur asnjë kufizim të pranisë mediatike. Unë e di që aktivitete e mia janë live në Facebook pa prerje, unë nuk pres daljet e mia publike. Do jenë aty reporterët. 

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me mediat dhe gazetarët, ku u zotua se PD do të sjellë një tjetër model në raport me reporterët. Basha premtoi se PD do të lejojë mbulimin e aktiviteteve të selisë blu nga mediat.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha takimi i bashës me gazetarët lulzim basha takimi i bashës me gazetarët

Sondazh

Poll