Aktualitet

Gazetari akuza Bashës: Jeni oligark politik, lërini hipokrizitë, unë s’shoh më lajme

29 Mars 2019, 11:48 Nga DOSJA
Gazetari akuza Bashës: Jeni oligark politik, lërini hipokrizitë,

TIRANË- Gazetari Jakup Gjoca ka akuzuar kryetarin e PD, Lulzim se është oligark politik.  Gjoca tha se ka hequr dorë nga ndjekja e lajmeve si gazetar, pasi në çdo media tradicionale shfaqet 3 orë përsëritje fjalimi i kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Jakup Gjocës

Unë si gazetar jam munduar të mos pasqyroj deklaratat publike që fliten se lexuesi i lexon 100 herë të përsëritura nëpër emisione. E dini zoti kryetar çfarë më kanë thënë deputetët. E para nuk më janë përgjigjur fare, e dyta më thonë nuk mund të flas se duhet të marr leje. E dini pse ndodh kjo? Sepse ju jeni oligark politik. Me sistemin elektoral që keni asnjë deputet nuk ka dëshirë të afirmohet mediatikisht. Çdo deputet duhet të afirmohet publikisht dhe jo të lexojë si papagall një deklaratë përmendësh. Nëse do të kishim një system elektoral në të cilën votuesi do të votonte njeriun dhe jo listën atëherë të jeni të sigurt se ju nuk do të ishit më oligark politik sepse do të ishte oligark politik votuesi. Nëse një poltikan do të kishte karrierë do të votohej, ai do të afirmohej në shumë gjëra atëherë dhe mua do të më ndihmonte si gazetar profesionist që të bëja punë por dhe ai të afirmohej. Këto janë problemet që duhet t’ju shqetësojnë. Të tjerat janë pak. Unë jam gazetar profesionist 7 vjet dhe nuk kam parë asnjëherë që të ndihem i sigurt se kam mbështetje. Prandaj nëse doni i lini hipokrizitë, duhet të kishin folur gazetarët, kolegët e mi reporterët. Unë nuk shikoj më lajme informative sepse janë kaseta. Është e paparanueshme që në një media të përsëritë dy orë tre orë fjalën e kryeministrit live. Është e papranueshme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet basha me gazetaret jakup gjoca lulzim basha basha me gazetaret jakup gjoca lulzim basha

Sondazh

Poll