Politike

Konferenca online me ministrat e BE-së/ Cakaj: Disktuam për rihapjen graduale të kufijve dhe rimëkëmbjen e ekonomisë

19 Maj 2020, 11:30 Nga DOSJA
Konferenca online me ministrat e BE-së/ Cakaj: Disktuam për rihapjen

Tiranë- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën me dije se sot u mbajt Konferenca e Nivelit të Lartë e Selanikut, në të cilën morën pjesë të gjithë ministrat e jashtëm të rajonit, disa vendeve anëtare të BE dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian.

Lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë video-konferencë, në një reagim në Facebook, Cakaj bëri me dije se diskutimet u përqendruan tek bashkërendimi i veprimeve në procesin e rihapjes graduale të kufijve, rimëkëmbjes ekonomike dhe përpjekjeve të përbashkëta për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Gjithashtu, Cakaj sipas njoftimit të zyrës së shtypit shprehu bindjen se bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi me BE-në janë themelorë në luftën e përbashkët kundër pandemisë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj hapja e kufijve gent cakaj hapja e kufijve

Sondazh

Poll