Politike

Yuri Kim takim me Ramën në Kryeministri, Ambasada: U diskutua për zhvillimet e fundit në vend

19 Maj 2020, 10:02 Nga DOSJA
Yuri Kim takim me Ramën në Kryeministri, Ambasada: U diskutua për

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Sipas informacioneve mësohet se biseda është fokusuar në çështjet e fundit në Shqipëri. 

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas takimit duke thënë se pjesë e diskutimit ka qenë dhe Reforma Zgjedhore dhe njofton se Kim do të ketë në vizitë në zyrën e Bashës ditët e ardhshme. 

Ndërkohë sot kreu i PD-së Lulzim Basha priti në seli ambasadorët e BE-së. Pas takimit Basha u shpreh se ka kërkuar ndihmë nga ambasadorët që Shqipëria të afrohet sa më shumë me BE. Më tej ai hodhi akuza kundër qeverisë duke thënë se po minon procesin e integrimit dhe po thellon krizën politike në vend.

Mëngjesin e 17 majit  me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Ky vendim është pasur me dy protesta të njëpashnjëshme, të cilat është përdorur edhe dhuna policore ndaj qytetarëve. Aktualisht janë 7 persona të  arrestuar dhe dhjetëra të tjerë janë proceduar.  Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestat dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Pritet që protesta e radhës të zhvillohet nesër në orën 17:30.

Pas shembjes, Erion Veliaj kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve. Nuk kanë munguar edhe reagimet nga ndërkombëtarët.  6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës, delegacioni i BE-së në Tiranë u shpreh se Bashkia e Tiranës nuk dëgjoi thirrjen për dialog.  BE iu bëri thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës. Ndërsa amabasada britanike në Tiranë tha se dhuna minon demokracinë. Por edhe ambasadori gjerman është i të njëjtit mendim. Peter Zingraf u ka bërë thirrje aktorëve dhe protestuesve që të përmbahen dhe të shmangin grumbullimet, por nënvizoi se prishja ishte veprim i nxituar. Edhe Komisioni Europian dënoi këtë vendim të Erion Veliajt dhe Edi Ramës. 

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama yuri kim yuri kim takon ramen edi rama yuri kim yuri kim takon ramen

Sondazh

Poll