Bota

OBSH jep premtimin: Përgjigja për Covid-19 do të hetohet në mënyrë të pavarur

18 Maj 2020, 20:59 Nga DOSJA
OBSH jep premtimin: Përgjigja për Covid-19 do të hetohet në

Shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus ditën e sotme ka thënë se pandemia e koronavirusit së shpejti  do të hetohet në mënyrë të pavarur. Ai është shprehur se të gjitha vendeve u ka dhënë paralajmërime, udhëzime dhe këshilla të bollshme, duke pranuar rezulutën e propozuar nga BE,  në lidhje me pandeminë e koronavirusit që ka gjunjëzuar botën.

“Do të inicioj një vlerësim të pavarur, në momentin e parë të duhur, për të shqyrtuar përvojën e fituar dhe mësimet e marra, si dhe për të bërë rekomandime, për të përmirësuar gatishmërinë dhe përgjigjet kombëtare dhe globale ndaj pandemisë”, u shpreh numri një i OBSH-së.

Ndëkohë, Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar hapur këtë organizatë për keqmenaxhim të krizës e për këtë arsye, edhe ia ndërprenë asaj fondet e tyre në muajin prill. Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se OBSH-ja “ka qenë mjaft e përqendruar rreth Kinës” dhe se kjo e fundit duhet të përballet me pasoja nëse ka qenë “me vetëdije përgjegjëse” për pandeminë.

Burimi: thehill.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota obsh tedros adhanom obsh tedros adhanom

Sondazh

Poll