10 vjet në NATO, shkatërruesi i raketave mbërrin në Durrës
DURRËS– Shkatërruesi i raketave i udhëhequr nga Arleigh Burke (DDG 66), ka mbërritur në Durrës një ditë më parë, më datë 28 mars 2019. Kjo vizitë për...
TIRANË– Në takimin e zhvilluar sot me kryetarin e Partisë Demokratike, gazetari Armand Shkullaku ka thënë se në Shqipëri mediat tradicionale nuk guxojnë të bezdisin kryebashkiakun Erion Veliaj, e jo më t’a kritikojnë.
Shkullaku kërkoi nga Basha që PD të ofrojë një tjetër model duke lejuar që gazetarët të marrin pjesë në takimet e zhvilluara nga PD dhe të mbulojnë aktivitetet e PD, duke risjellë rolin e reporterit.
Pjesë nga fjala e Armand Shkullakut:
S’kemi ardhur për t’u ankuar për Ramën e të marrim vlerësime nga Basha. Rama s’është rast unikal, kemi Salvinin dhe Trump. Mjafton të shohim kush agjenci shtetërore jep reklamë, apo kujt i bie jarga pas Erion Veliajt. Nuk na intereson ç’bën kryeministri në paradhomë. Politika në qeveri nuk duhet të merret me pushtetin e katërt. Ata që duan t’a shohin me perversitet thonë se Basha ankohet nga mediat e kapura dhe flet dy orë tek mediat e kapura. Ne, për turpin tonë, gazetari nga reporter, nga ndërmjetës është kthyer në rrip transmisioni. Fut kasetën nxirr në TV. Ka liri shtypi thotë Kryeministri. Më thoni një media që ka një qendrim bezdisës ndaj kryetarit të Bashkisë, jo kritikë se kritikë është fjalë e madhe. Ne s’lidhim dot besën me Lulzim Bashën. Ne duam të zbatohen disa ligje. PD meqë ka dalë nga Parlamenti, gjëja e parë që duhet të bëjë është të japë një model ndryshe. PD të lejojë në çdo takim të marrin pjesë gazetarët, të shohin kamerat sa njerëz takon Lulzim Bashën. Të shohin nëse ata që i bëjnë pyetje Bashës janë të porositur nga PD. Në një vend normal do ishte e ndaluar. Greva për këtë do duhej. PD duhet të jetë e hapur. Na duhet që të zbatohet ligji për financimin e mediave.
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me mediat dhe gazetarët, ku u zotua se PD do të sjellë një tjetër model në raport me reporterët. Basha premtoi se PD do të lejojë mbulimin e aktiviteteve të selisë blu nga mediat.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS– Shkatërruesi i raketave i udhëhequr nga Arleigh Burke (DDG 66), ka mbërritur në Durrës një ditë më parë, më datë 28 mars 2019. Kjo vizitë për...
TIRANË- Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në një tryezë të përbashkët, drejtuesë mediash dhe gazetarë. Gjatë fjalës s...
Tiranë- Në takimin me kreun e PD-së Lulzim Basha, gazetari Ylli Rakipi u shpreh se ka frikë se mos edhe PD-ja si parti kur të vijë në pushtet do të bëjë të njëj...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha në takimin që ka zhvilluar sot me gazetarë dhe drejtuesë mediash, ka thënë se gazetari i Shijak Tv, Basir Çollaku...
TIRANË–Shqipëria festoi sot 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO, që ndryshe njihet si Aleanca e Atlantikut të Veriut. Në sheshin “Nënë Tereza”, u zhvillua n...
TIRANË–Momente të vështira për efektivët e Forcave të Armatosura sot gjatë paradës në 10-vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në NATO. Dosja.al ka siguruar një ...
TIRANË- Në takimin e zhvilluar sot me gazetarët, kryetari i PD, Lulzim Basha u hoqi vërejtje gazetarëve se nuk kanë bërë investigimet e duhura.Një nga orga...
TIRANË– Protestuesi i veçantë ka qenë edhe sot pjesëmarrës në aktivitetin për 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Dilaver Nela, i cili...
TIRANË– Një pronar i një “Exchange” ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë dhe levë nga dy persona që e kanë grabitur. Dosja.al mëson se pronari ...
Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti e sheh krizën e fundit politike në Shqipëri si pasojë që ka ardhur nga sjellja e përgjegjshme e klasës politike në 30 vite...