Aktualitet

Protesta e djeshme për TK, procedohen aktivistët e AMT, Basha, Kryemadhi, Gjata, Mediu dhe Stresi

19 Maj 2020, 08:19 Nga DOSJA
Protesta e djeshme për TK, procedohen aktivistët e AMT, Basha,

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar pas protestës së djeshme dhe njofton se janë proeduar organizatorët e saj. Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës se ka nisur një hetim për aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si dhe liderët e opozitës, por dhe për këngëtarin Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.

Mësohet se të proceduarit janë Robert Budina, Adriana Kalaja, Neritan Liçaj, Artan Manushaqe nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit, ndërkohë nën hetim janë dhe Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Çlirim Gjata dhe Fatmir Mediu nga opozita dhe këngëtari Stresi. Ata akuzohen për pjesëmarrje në protestë të paligjshme, dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

“Organizuan protestë të paligjshme, procedohen penalisht 9 persona. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin e Kombit, proceduan penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas. Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit: R. B., N. L., A. K., A. M., L. B., M. K., Ç. Gj., F. M. dhe A. L. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

Protesta u zhvillua pasditen e djeshme një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Thirrja për protestë u bë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe asaj iu bashkuan qindra qytetarë, si dhe partitë opozitare së bashku me mbështetësit e tyre. Gjatë protestës pati edhe icidente, ku grupe të ndryshme protestuesish u përleshën ndërmjet tyre. Gjithashtu si pasojë e hedhjes së dy shashkave u plagos në këmbë një gazetare. Protesta e radhës ndërkohë pritet të zhvillohet të mërkurën.

(G.Sh. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet procedohet lulzim basha procedohet monika kryemadhi protesta 18 maj 2020 shembja e teatrit kombëtar procedohet lulzim basha procedohet monika kryemadhi protesta 18 maj 2020 shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll