Aktualitet

Ulet kurba e koronavirusit në Shqipëri/ Vetëm 1 rast i ri në Tiranë, mbyllet spitali COVID-2

19 Maj 2020, 07:28 Nga DOSJA
Ulet kurba e koronavirusit në Shqipëri/ Vetëm 1 rast i ri në

Shqipëri- Ulet kurba e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar me COVID-19 vetëm një person në qarkun e Tiranës, duke shkuar në 949 në total numri i të prekurve. Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se janë testuar 177 persona të dyshuar, por vetëm 1 prej tyre rezultoi i prekur me COVID-19. Ndërkohë janë shëruar edhe 15 qytetarë dhe numri total i të shëruarve ka shkuar në 742. Lajm i mirë është se nuk është shënuar asnjë viktimë tjetër. Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Javët e fundit, fasoneritë në Durrës dhe Krujë janë vatra “të nxehta” infeksoni, ky aty janë infektuar me qindra qytetarë. Sakaq në fasoneritë e këtyre qyteteve vijon puna.  Ditën e djeshme u mbyll spitali “COVID2”,  dhe tashmë spitali “Shfeqet Ndroqi” i është rikthyer normalitetit. Ogerta Manastirliu theksoi se është rihapur sistemi shëndetësor edhe për ndërhyrjet e planifikuara.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll