Aktualitet

“Ndërhyrja pas 3 vitesh ishte e vonuar”, Firmosi për shembjen e Teatrit, Altin Basha: Edhe koteci i reziston tërmetit, po

19 Maj 2020, 08:21 Nga DOSJA
“Ndërhyrja pas 3 vitesh ishte e vonuar”, Firmosi për

TIRANË– Shkatërrimi i Teatrit ka ngjallur shumë reagime ditët e fundit, pasi askush nuk dëshironte që godina e Teatrit Kombëtar të shembej. Pavarëisisht se një grup artistësh ishin pro një teatri të ri dhe shembjes së të vjetrit, regjisori Altin Basha në një deklaratë ka thënë se Teatri Kombëtar ishte “godinë që nuk u bë dot kurrë teatër”.

Teksa ai ka dhënë një intervistë për Report tv, regjisori nuk e ka quajtur një veprim të nxituar ndërhyrjen gjatë natës të forcave policore, pasi sipas tij ndërhyrja pas 3 vitesh ishte teje e “vonuar”.

“Në pamje e trishtueshme, por nuk është pa arsye, nuk është një gjë që do të mbetet ashtu, do nisin punimet e një teatri të ri. Ajo ndërtesë lindi për të mos qenë teatër, u adoptua, po nuk u bë kurrë teatër. Është përfundimi i një procesi 3-vjeçar. Periudha e fundit u bë krejtësisht agonie, rrinin njerëz që nuk e dinin ca bënin, shfaqje të improvizuara, të paverifikuara, u bë një gjendje e padurueshme, që nuk kishte sens, duhet të merrte drejtim kjo gjë.”- u shpreh Basha.

Gjithashtu Basha ka folur edhe për pikën ku nuk u arrit dakordësi me kompaninë ‘Fusha’ për ndërtimin e Teatrit, sepse sipas tij i gjithë ngërçi ka qenë tek teknologjia e skenës. Kjo pasi kompania nuk e mori dot përsipër për shkak të kostos së lartë.

“Nuk arritëm kurrë në një marrëveshje me kompaninë Fusha. Në komisionin për vlerësimin e ofertave, ishin negociata që zgjatën shumë gjatë, ishin shumë intesive. kishin të bënin me mënyrën se si do të ndërtohej, kërkesa e e komunitetit të artistëve, teknologjia skenike këtu këmbëngulën ne, që të ishte një teknologji shumë e lartë. Bëhet fjalë për Teknologjinë e skenës, sipërfaqen skenike, bëhet fjalë për një rrotativë, me dy xhepa sa skena, që në teatrot moderne skenografitë ndërtohen jashtë dhe futen në kohë reale për audiencën, vjen në skenë ku i duhet regjisorit. Po flasim për një tavan skenik të automatizuar, që kushtonte 10-15 mln euro. Kërkesa jonë kompanisë Fusha i rriste koston dhe këtu nuk arritën në dakordësi.”-shtoi ai.

Më tej regjisori ka përmendur edhe disa arsye se përse ky Teatër nuk duhet të rikonstruktohet siç ka qenë. Ai e ka krahasuar Teatrin me një kotec pulash, se edhe koteci i pulave i reziston një tërmeti.

“Kam qenë partizan i restaurimit, në bazë të ekspertëve që e kanë lënë të shkruar për gjendjen e ndërtesë, thonë që ndërtesa është në rrezik shembje. Nëse do ndërtohet siç ka qenë, nuk do ketë gardërobë, nuk do ketë tualete mjaftueshëm. Edhe kotecat e pulave i rezistojnë tërmeteve, por prap kotec mbeten! S’është argument që i rezistoi tërmetit dhe është i vlefshëm.”- përfundoi regjisori.

Dy ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin basha shembja e teatrit kombëtar altin basha shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll