Aktualitet

“Egërsi, u sulën ndaj grave dhe vajzave”/ Bujar Kapexhiu: Policët i shikoj me përçmim, dy teatrot duhet të ruheshin

19 Maj 2020, 07:44 Nga DOSJA
“Egërsi, u sulën ndaj grave dhe vajzave”/ Bujar Kapexhiu:

Tiranë-  Regjisori, aktori Bujar Kapexhiu, shembjen e Teatri Kombëtar e ka quajtur nnjë goditje të shëmtuar. Kapexhiu në “Abc-ja e Mëngjesit” në Abc News është shprehur se dy godinat duhet të ruheshin dhe sipas tij kishin nevojë vetëm për restaurim.

“Dy godinat duhet të ruheshin, të restauroheshin dhe mund të qëndronin fare mirë. Kam qenë i mendimit se këtyre dy teatrove u mungonin shumë ambiente dhe besova që duke qenë me këto mangësi midis tyre të lidheshin me një arkitekturë , mund të krijoheshin të gjitha ambientet që mungonin. Mund të kishim një kompleks teatror.  Kemi shembuj në Tiranë. Ishte Bashkia, u bë kryetar Bashkie Edi Rama, mesa duket duke qenë shtat i lartë këmbët i dilnin jashtë dhe shtoi pjesën pasme të Bashkisë. Shembulli më i bukur është edhe Banka, ishte në gjysmë harku u bë edhe gjysmë harku tjetër dhe u bë në mënyrë rrethore, mjediset u shtuan brenda stilit. Përse të mos bëhej edhe kjo për teatrin?”, tha Kapexhiu.

Ai theksoi më tej se dhuna e përdorur gjatë protestës të së dielës ishte e papranueshme.

“Këta e kanë cilësuar vetën shërbëtor, por në fakt janë kthyer në pronarë. Gjatë protestës kishte ndërhyrje të dhunshme. U sulën ndaj grave, ndaj vajzave. Më duket e papranueshme, e gjithë ajo egërsi. Me këta policë duhet të jesh i zemëruar. Kur shikoj tani një polic në rrugë, i bëj pyetjen vetes,- po ky a ka qenë te teatri? I shikoj me përçmim, më duket një njeri i dhunshëm”, u shpreh Kapexhiu.

Vijojnë protestat për shembjen e Teatrit Kombëtar. Qindra qyetetarë protestuan pasditen e djeshme për 2 orë e gjysmë para Ministrisë së Brendshme për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë protestës u lënduan dy persona. Basha, Kryemadhi e Berisha ishin të pranishëm në protestë, por të ndarë dhe nuk mbajtën asnjë fjalin.  Tubimi i radhës do të jetë të mërkurën në orën 17:30.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar kapexhiu shembet teatri kombetar bujar kapexhiu shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll