Aktualitet

Plagosja e dy të rinjve në Mamurras, Policia: Kemi arrestuar dy kushërinjtë që u përfshinë në krim, në kërkim autori k

19 Maj 2020, 08:13 Nga DOSJA
Plagosja e dy të rinjve në Mamurras, Policia: Kemi arrestuar dy

TIRANË- Policia e Lezhës ka arrestuar sot 2 persona në lidhje me plagosjen e ndodhur dy netë më parë në Mamurras. Në një njoftim për mediat, Policia shkruan se nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit N. B. (G. L.), XH. L. dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z.

Pas ngjarjes Policia ka nisur hetimet dhe është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i dy kushërinjve. Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, shtetastit E. N.

NJOFTIMI I POLICISË

Identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen bashkëpunëtorët e autorit të dyshuar të plagosjes së 2 të rinjve, mbrëmjen e datës 17.05.2020, në Mamurras. Në vijim të punës së kryer nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për zbardhjen e plagosjes me armë të dy të rinjve, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit N. B. (G. L.), XH. L. dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të DVP Lezhë, kanë vijuar pandërprerë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe falë një pune profesionale dhe të mirorganizuar është bërë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i dy kushërinjve, konkretisht: -N. B. (G. L.) dhe Xh. L., banues në Mamurras, Kurbin. Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, shtetastit E. N. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale në ngarkim të tyre “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim.

Sherri mes të rinjve ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Mamurras. Policia për këtë ngjarje ishte shprehur duke thënë se  janë plagosur shtetasit K. L. dhe E.Z. 21 vjeç, të cilët u dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kris arma ne lac plagosja ne mamurras policia lezhe kris arma ne lac plagosja ne mamurras policia lezhe

Sondazh

Poll