Aktualitet

EMRI+FOTO/ Mori mikun dhe i vuri pistoletën në kokë djalit të biznesmenit të naftës për 1 mijë euro, ky është fjeraku

19 Maj 2020, 08:33 Nga DOSJA
EMRI+FOTO/ Mori mikun dhe i vuri pistoletën në kokë djalit

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 27-vjeçarin Anxhelino Çervanaku, pasi 6 vite më parë plagosi me armë zjarri një person në fshatin Frakull. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi  Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kush është Anxhelino Çervanaku?

Anxhelino Çervanaku është një emër i njohur për policinë. Disa vite më parë ai së bashku me shokun e tij Devis Rustemaj kërcënuan me armë zjarri djalin e një biznesmeni të njohur karburantesh në Tiranë, për shkak të një borxhi. Djali i biznesmenit deklaroi në atë kohë në polici, se ai ndodhej i vetëm në momentin që dy personat e lartpërmendur i prenë rrugën, dhe duke i vënë pistoletën në kokë i kanë kërkuar atij shumën prej 1 mijë eurosh.

Por, pak muaj pasi kërcënuan,  djalin e biznesmenit, shokut të Cervanakut, Devis Rustemajt i bënë një atentat në rrugën “Xhanfize Keko”. Shumë pak detaje dihen për këtë ngjarje.  Po kështu, Cervanaku ka qenë mjaft aktiv në rrjetin social Facebook edhe pse ishte shpallur në kërkim prej gjashtë vitesh.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një person i shpallur në kërkim, i dënuar për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Anxhelino Çervanaku, 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi në korrik të vitit 2014, ka plagosur me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin B. M.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anxhelino çervanaku devis rustemaj anxhelino çervanaku devis rustemaj

Sondazh

Poll