Aktualitet

Vrasja e rapsodit të njohur dhe mikut të rij/ Gjykata lë në burg Agron Lushin, akuzohet si bashkëpunëtor në krim

19 Maj 2020, 07:23 Nga DOSJA
Vrasja e rapsodit të njohur dhe mikut të rij/ Gjykata lë në

Lezhë– Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” Agron Lushin, i cili akuzohet se është  bashkëpunëtori i krimit të dyfishtë, ku mbetën të vrarë  Kolë Murrani dhe Preng Simoni.

Agron Lushi u arrestua më 15 maj Policia e Lezhës dhe mbi të rëndojnë akuzat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Para oficerëve të Policisë, Agron Lushi ka mohuar akuzat dhe ka theksuar se nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë.  Por dyshohet se Lushi është personi që e ka ndihmuar autorin, Aleksandër Përdoda që të kryente vrasjen e dyfishtë që tronditi Lezhën më 27 prill të këtij viti.  Po kështu, 35-vjeçari, rezulton të jetë një person me precedentë penalë, pasi është arrestuar më herët për trafik droge.

Kol Murrani dhe Preng Simoni u ekzektuan me armë zjarri, më 27 prill, në fshatin Lalm të Vjetër në Lezhë. Të dy u gjetën të pajetë  nga djali i një prej viktimave, i cili lajmëroi edhe autoritetet. Në burg në lidhje me këtë ngjarje është lënë Aleksandër Përdoda  Agron Lushi.  Si motiv për ngjarjen dyshohet te këtë qenë një konflikt pronësie për një toke are në fshatin Lalm.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron lushi preng simoni vrasje në lezhë agron lushi preng simoni vrasje në lezhë

Sondazh

Poll